Foto ilustruese

Plagoset rëndë shqiptari në Portugali, u qëllua me armë nga prokurori

16 Nëntor, 17:06| Përditesimi: 16 Nëntor, 17:10

  • Share

PORTUGALI - Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në Valença, në argjendarinë “Cacho”, që ndodhet në Avenida Miguel Dantas.

Pesë persona kanë tentuar të grabisin argjendarinë, duke goditur në kokë edhe një prej dy vëllezërve, pronarë të saj.

Grupi i grabitësve ishte nën vëzhgimin e agjentëve të policisë të GNR, si dhe nga një prokuror, pasi dyshoheshin për ngjarje në Portugali e Spanjë.

Sapo kanë parë tentativën e grabitjes, policia dhe prokurori kanë ndërhyrë. Nga ana e policisë është hapur zjarr në ajër. Njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë me armë në bark dhe në kyçin e dorës.

I plagosuri ka pësuar arrest kardio-respirator, të cilit i është përgjigjur vetë magjistrati me manovra reanimative. I plagosuri më pas përfundoi në spitalin “Viana do Castelo” tashmë me puls.

I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, me vizë qëndrimi në Maltë. Katër të tjerët janë shtetas marokenë dhe italianë. Policia portugeze konfirmoi se pesë të dyshuarit ishin të armatosur me armë zjarri në tentativën për të kryer grabitjen e argjendarisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adnand Xhelili: 16/11/2024 20:53

    Tamam si unë paska qënë

    Përgjigju
  • Londra: 16/11/2024 20:25

    Ky dhom si politika po na zin fetyren ne bote.

    Përgjigju
  • Polic #: 16/11/2024 19:07

    Na e nxinë fytyrën në çdo shtet të botës!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?