Plagosi 29-vjeçarin me plumbat që depërtuan brenda lokalit, dorëzohet autori, u bind nga familjarët

27 Qershor 2020, 11:58| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 12:01

  • Share

Policia e Lezhës ka mundur të ndalojë pas 6 ditësh autorin e plagosjes së 29-vjeçarit në superstradën Lezhë-Shkodër. Falë edhe bashkëpunimit me familjarët blutë e këtij qyteti i kanë vendosur prangat shtetasin Daniel Rama, banues në Gjadër.

Rama, 40 vjeç, para 6 ditësh qëlloi katër herë me pistoletë në drejtim të 29-vjeçarit, në një kohë që të dy po ecnin në superstradë. Si rrjedhojë plumbat kanë deportuar brenda një lokali pranë vendit të ngjarjes, por fatmirësisht pa pasoja.

Rama tashmë është dërguar në ambientet e komisariatit, ndërkohë që do të përballet në gjykatë me akuzën 'vrasje e mbetur ne tentativë'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?