Elton Mergjyshi

Plagosi 3 persona në një lokal të Laprakës pak ditë më parë se s'kishte marrë pagesën, lihet në burg 40-vjeçari

6 Prill 2023, 11:18| Përditesimi: 6 Prill 2023, 11:28

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin, Altin Merxhushi i cili plagosi mbrëmjen e së hënës me thikë tre persona në një lokal.

40-vjeçari goditi me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç vajzën e këtij të fundit Roxhersa Rrapollari 40 vjeç dhe bashkëshortin  e saj Massimo Sorvillo 47 vjeç, shtetas italian.  Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore në të cilën ka qenë i punësuar 40-vjeçari. Shkak për sulmin është bërë shkarkimi nga puna.

dëshminë e dhënë para policisë, Elton Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Merxhushi Deda u shpreh se nuk kishte pasur qëllim sulmin me thikë duke shtuar se ishte provokuar nga tre të plagosurit. Sa i takon shkakut të konfliktit, Merxushi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t'i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?