DURRËS- Autori i plagosjes me thikë të 70-vjeçarit në Durrës është vënë në pranga. Plagosja ndodhi një ditë më parë, kur Arben Shtraza dyshohet se e ka qëlluar 70-vjeçarin me thikë pas sherrit për një lojë domino në lagjen numër 11 në Durrës.
Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes me thikë në dorë dhe është kapur pas disa minuta ndjekje nga blutë e qytetit bregdetar.
“Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga autorin e dyshuar. Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit "Pranvera", shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës”, njofton Policia e Durrësit.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit rëndojnë akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Komente

Po ky dhe mbie.rin e ka SHTAZË kafshë e ndyrë,imagjinoni se çfar fë.ijësh mund të dalin nga këta shtazë.
Përgjigju