Arma e zjarrit e gjetur nga Policia

Plagosi bashkëfshatarin pas konfliktit për lopën, gjendet arma që përdori autori! E hodhi në një parcelë pranë shtëpisë

25 Gusht 2022, 10:53| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 11:02

  • Share

LEZHË- Është gjetur arma e krimit që ka përdorur një natë më parë në Kurbin 41-vjeçari gjatë plagosjes së bashkëfshatarit të tij. Pas kërkimeve që janë bërë nga efektivët e policisë, arma e zjarrit pushkë është gjetur në një parcelë pranë shtëpisë së autorit Met Lika, i cili pasi ka plagosur bashkëfshatarin Rasim Tafa, 51 vjeç, e kishte hedhur aty për ta fshehur. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, ndërsa gjeti edhe një krehër me 8 fishekë.

Lika plagosi me armë një natë më parë bashkëfshatarin e tij pas një sherri për motive të dobëta. Shkak i sherrit është bërë lopa e Tafës që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit. Lika ra në pranga vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa 51-vjeçari po merr ndihmë në spital.

41-vjeçari akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?