Plagosi çiftin Laze në 19 janar/ Arrestohet në Kosovë Markelian Cungu, 23-vjeçari 'rekordmen' i grabitjeve në Shqipëri

21 Dhjetor 2020, 18:39| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 20:39

  • Share

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga tentativa për grabitje e çiftit Laze, Petrit dhe Afërdita, është vënë në pranga autori, Markelian Cungu. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se 23-vjeçari, autor i më shumë se 700 grabitjesh edhe pse në një moshë të vogël, është arrestuar ditën e sotme në Kosovë.

Grabitja ndodhi më ndodhi më 19 janar të vitit 2020. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit, për pasojë çifti i biznesmenëve Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën me armë zjarri. 61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë, sot në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë shoku i Cungut, Fatjon Mërtënikaj i arrestuar) i cili ka zbuluar me detaje se si thurën planin, edhe pse nuk shkoi siç ata e kishin menduar. Petrit dhe Afërdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).

Çifti Petrit dhe Afërdita Laze

Kush është Markelian Cungu?
Markelian Cungu njihet në kartotekat kriminale të komisariatit nr.3 si personi që ka kryer më tepër grabitje, ku bashkë me këtë të tanishmen, numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70. Kjo shifër është e regjistruar vetëm për sa i përket komisariatit nr. 3, pasi në të gjithë komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 700 vjedhje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 22/12/2020 08:11

    70 vjedhje sikur nga 10 dite te ishte denuar do ishte prap me burg per perseritje te te njejtin krim.Shtet prej kartoni nga gjykatat e Malokeve

    Përgjigju
  • Iris: 22/12/2020 03:41

    Shikoni se mos ka bere dhe ndonje numer ne Kosove,apo ka shkuar te beje pushime nga vjedhjet?!

    Përgjigju
  • Njoni: 21/12/2020 20:13

    Vejini i palë cica këtij para se ta plasni në burg.

    Përgjigju
  • Tirona: 21/12/2020 19:51

    Ky duhet vrar . Uroj te mos shohi me lirine . Moshen e ka te denohet burg perjet

    Përgjigju
  • Taulant: 21/12/2020 18:55

    Po pse s’ia qr t’i fusni nje shiringe ne vena, ai s’behet njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?