Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Plagosi dy shoferët e furgonave të nxënësve te shkolla ‘Fan Noli’ në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

4 Nëntor 2021, 09:10| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 11:28

  • Share

TIRANË- Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ylli Gosturanin, 45 vjeç. Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.

Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i qëlloi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Dy shoferët u lënduar u dërguan për mjekim më të specializuar në spital.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • romeo: 04/11/2021 09:26

    Na mbyten maloket....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?