TIRANË- Është lënë në burg Albert Pulake (Ostreni), autori i plagosjes 6 ditë më parë në zonën e Allasit në Tiranë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa po ashtu është lënë në burg edhe bashkëpunëtori i tij Fatmir Gega, 45 vjeç, i cili e strehoi autorin pasi plagosi 23-vjeçarin Renaldo Mejdani.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka arritur të sigurojë se çfarë kanë deklaruar ata para togave të zeza. Mësohet se Albert Pulake ka deklaruar se 23-vjeçari Mejdani e kishte qëlluar me grushte dhe më pas ai kishte qëlluar me armë për vetëmbrojtje. Albert Pulake ka shprehur pendesë, pasi me 23-vjeçarin e njeh që të vogël pasi janë fqinj me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, 45-vjeçari ka thënë se nuk ishte në dijeni që shoku i tij i fëmijërisë ishte në kërkim.
Pulake ka plagosur 23-vjeçarin me armë zjarri më darë 23 gusht. Ata kanë qenë sëbashku në një lokal në zonën e Alliasit dhe pas një konflikti Pulake ka qëlluar drejt 23-vjeçarit dhe është larguar në vendin e ngjarjes duke u strehuar në shtëpinë e 45-vjeçarit. Të dy kanë rënë në prangat e policisë tre ditë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar edhe 39-vjeçarja me iniciale O.I e cila e ndihmoi Plauken të gjithashtu të arratisej nga vendngjarja.