Hilë Gjini i plagosuri

Plagosi fqinjin, prokuroria kërkon 20 vite burg për Gjergj Gjinin! Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2020 në fshatin Balldre të Lezhës

23 Janar 2022, 12:05| Përditesimi: 23 Janar 2022, 12:08

  • Share

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg të 70-vjeçarit Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip "Benz". Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ngriti akuzat "Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armeve shpërthyese dhe municionit si dhe kanosja.

Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për të trembur dhe se nuk kishte patur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij.43-vjeçari Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij.

Këta të fundit fatmiresisht nuk moren dëmtime, pasi bashkëshortja e 43-vjeçarit arriti të zbresë nga makina dhe fillimisht ka mundur t'i ulë dorën e më pas t'i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj. Policia arriti të prangosë autorin disa orë pas ngjarje si dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi armen e krimit dhe disa gëzhoja. Në deklarimet në polici 70-vjeçari ka deklaruar se fqinji i kishte helmuar delet shumë vite më parë si dhe kishin pasur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?