Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, arrestohet autori (EMRI)

21 Korrik, 19:19| Përditesimi: 21 Korrik, 19:47

  • Share

 

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në plazhin Tale të Lezhës.

U vu në pranga 30 vjeçari Ermir Lucaj, i cili plagosi Alfred Markun 27 vjeç, për motive xhelozie, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi  kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, 30 vjeçari qëllon me pistoletë pushuesin, arrestohet pas disa orësh (EMRAT)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?