Autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri në Durrës, është kapur nga policia pas dy orë ndjekjeje.
Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit, i cili plagosi babë e bir.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me qytetarët arriti të vërë në pranga 39 vjeçarin Altin Lleshi.
Pas një konflikti të çastit dhe nën efektin e alkoolit, Lleshi ka plagosur me armë zjarri 63 vjeçarin me iniciale H. B. dhe 39 vjeçarin me iniciale M. B. (bab e bir).
Këta të fundit ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor: