Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili plagosi me armë zjarri fqinjët e tij, çiftin Sami dhe Nadire Disha, në fshatin Gos të Rrogozhinës.
Para togave të zeza Osma nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin që kreu. Madje ai ka pretenduar se ishte ndjerë i ofenduar dhe i sulmuar fizikisht nga bashkëshortët Disha me të cilët ishte përfshirë më parë në një konflikt verbal për shkak të erës dhe zhurmës që shkaktonin qeni dhe bagëtitë e vendosura nga çifti në oborrin e shtëpisë përballë banesës së tij.
Kjo e fundit është e pabanuar dhe ndaj shfrytëzohej nga çifti Disha për të mbajtur bagëtitë, larg nga shtëpia e tyre, që ndodhet në të njëjtën rrugicë.
Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Komente
