Sebastian Muçmata

Kronikë

Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut, Gjykata e Kukësit lë në burg vëllanë e drejtorit të Shërbimeve Publike

22 Shkurt, 11:59| Përditesimi: 22 Shkurt, 12:30

  • Share

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka caktuar sot masën e sigurisë me burg Sebastian Muçmata, vëllain e e drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë qytet. Më 19 shkurt 25-vjeçari plagosi me armë zjarri Elvis Halilaj kushëririn e kryebashkiakut.

Sebastian Muçmata u dorëzua vetëm disa orë pas ngjarjes. Para grupit hetimor i riu tha se shkak i konfliktit ishte bërë largimi nga puna i 29-vjeçarit.

Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?