Kronikë

VIDEO- Plagosi me armë të riun për një vend parkimi, Report Tv siguron momentin kur 32-vjeçari ‘braktis’ taksinë dhe arratiset me një makinë tjetër

11 Prill, 11:32| Përditesimi: 11 Prill, 11:50

  • Share

Tiranë-Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t'u arratisur.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se Canaj, pasi zbret nga taksia në ngjyrë të verdhë, shkon drejt një makine tip 'Audi', raporton gazetari Sokol Dema.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së, ku Canaj qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës, pasi ky i fundit kishte zënë një vend parkimi që dyshohet se ishte pretenduar nga autori.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë që një ditë më parë Policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin.

Në 2016 Franci Canaj ka qenë më parë i arrestuar në Itali, ku akuzohej për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Revan: 11/04/2025 13:17

    Taksixhinj jan shtresa me e ulet e shoqerise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?