Ramadan Shanaj është arrestuar pas 5 muajsh pas një përplasje me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 34-vjeçar. Më herë policia kishte arrestuar në flagrancë pak pas ngjarjes të vëllanë e tij, Klajdi Shanaj.
Dy vëllezërit janë përplasur me armë zjarri më 12 qershor 2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, me Valter Pershpalaj, 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Ergin Gjonin.
Ramadan Shanaj, 25 vjeç, banues ne Tiranë, u arrestua sot pasi ishte dënuar me burg në mungesë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur.