Rinas

Plagosi me armë zjarri një person në Rrethrrotullimin e Plepave 6 muaj më parë, ekstradohet nga Gjermania 25 vjeçari (EMRI)

13 Nëntor, 14:55| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:02

  • Share

Një 25 vjeçar nga Kavaja është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermani, pasi akuzohet se 6 muaj më parë ka kryer një plagosje me armë zjarri në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Erland Krasniqi, 25 vjeç u vu në masën e sigurisë arrest në burg nga Shkalla e Parë në Durrës për plagosjen e rëndë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit. I riu u ekstradua në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden. Autori i plagosjes të R.B., tek Plepat në Durrës, rrinte në Frankfurt prej nga u ekstradua në Shqipëri.

'Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B..', thotë policia.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?