Kronikë

Plagosi me kaçavidë vëllanë pas sherrit për pronësi në Pogradec, kapet pas një viti kërkime 45-vjeçari

8 Gusht 2024, 11:41| Përditesimi: 8 Gusht 2024, 11:55

  • Share

Pogradec- Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një person të kërkuar prej vitit të kaluar dhe i akuzuar për krim në familje.

Njoftohet se në kuadër të operacionit të koduar ”Sundimi i ligjit”, nga agjentët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, është lokalizuar dhe prangosur 45-vjeçari me inicialet D.H., banues në Tiranë.

I ndaluari akuzohet se ka plagosur me thikë vitin që shkoi pas një grindjeje të fortë me motive pronësie, vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2023, në fshatin Tushemisht, kurse sulmi është kryer me një kaçavidë. Autori i dyshuar u lokalizua teksa fshihej në një banesë dhe nuk bëri rezistencë ndaj uniformave blu.

Policia sqaron se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi edhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.

I ndaluari u izolua në paraburgim dhe në pritje të konfirmimit të masës së sigurisë dhe nënshtrimit të hetimeve të mëtejshme nga Prokuroria e Korçës, të cilës i ka përcjellë dosjen për procedurë policia vendore.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?