Në momentin që është dorëzuar para hetuesve në policinë e Tiranës, Elton Mergjyshi është marrë në pyetje për plagosjen e tre personave ditën e djeshme në një lokal të Laprakës.
Në dëshminë e tij para hetuesve Mergjyshi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t'i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi ështe hequr nga puna.
Autori i njohur ndryshe me emrin Altin Mergjyshi Deda tha se nuk ka dashur të plagosë asnjërin prej personave por shtoi se kishin qenë ata të cilët e kishin provokuar kur po kalonte pranë lokalit dhe më pas nisi sherri.
Lajmi kryesor:
Plagosi me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, dorëzohet në polici 40 vjeçari në Laprakë! Pushimi nga puna, shkak i sherrit
B.V/ReportTv.al