Foto ilustruese

Plagosi me thikë 33-vjeçarin pas një konflikti, shpallet në kërkim 27-vjeçari në Elbasan

3 Gusht 2022, 08:48| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 09:45

  • Share

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i plagosur me thikë një 33-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 27-vjeçari i identifikuar si  Qamil Hasa, ka goditur me mjet prerës (thikë) Olsi Dervishin, 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

27-vjeçari ka arritur të largohet ndërsa forcat blu vijojnë kërkimin për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?