TIRANË- Maren Hoxha, 27-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit pasi ishte i shpallur në kërkim, si një nga autorët e dyshuar të plagosjes së 40-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në ish-bllok.
Bashkë-autori tjetër i dyshuar, Heridon Hasa, është ende në arrati, ndërsa autoritet vijojnë punën për kapjen e tij. Hoxha dhe Hasa njihen nga policia e Tiranës si përdorues të lëndëve narkotike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 21 janarit në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De Sharm”, Eder Dorzi, 40 vjeç është plagosur disa herë me thikë nga 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja. Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy autorët e dyshuar. Vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e Hasës.
Kush është 40-vjeçari që mbeti i plagosur?
Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali për shkak se ndaj ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata e Milanos si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.