Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë një 46-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë (12 mars) në qytetin e Bajram Currit.
Sipas njoftimit të uniformave blu i riu akuzohet për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje.
46-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Thika u sekuestrua si provë materiale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për plagosjen me thikë të shtetasit A. M., bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin F. S., 19 vjeç, banues në Tropojë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tropojë, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente
