Rudolf Nikollaj

Kronikë

Plagosi me thikë 5 persona në xhami, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Rudolf Nikollajt për t'u shtruar në spitalin psikiatrik

7 Maj 2021, 12:28| Përditesimi: 7 Maj 2021, 12:48

  • Share

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën që avokati mbrojtës i Rudolf Nikollajt bëri pak ditë më parë, që ai të shtrohej në spitalin psikiatrik.

Avokati i Rudolf Nikollaj, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, kërkoi lirimin nga qelia të tij dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik.  Avokati Isuf Shehi depozitoi kërkesën në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkonte shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.

Rudolf Nikolla është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste", pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 besimtarë myslimanë.  Në lidhje me ngjarjen vetë familjarët tha se veprimi i Nikollajt nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se ai ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe nuk kurohej.

Më herët Report Tv siguroi videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, ku dukej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai ka filluar të sulmojë besimtare një e nga një duke i gjëmuar me vrap. 2 prej besimtarëve ai i ka plagosur brenda xhamisë, ndërsa më pas ka dalë jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit ai ka marrë biçikletën për t'u larguar, por është ndalur nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa erdhi policia dhe e arrestoi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?