Foto ilustruese

Greqi/ Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari

11 Shtator, 16:14| Përditesimi: 11 Shtator, 16:21

  • Share

Greqi-Një burrë me origjinë shqiptare i cili dyshohet se është autori i goditjes brutale me thikë të një 35-vjeçari, po me origjinë shqiptare është vendosur në pranga nga autoritetet greke.

 Ngjarja ndodhi të shtunën e 7 shtatorit në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër-arresti për tentativë vrasje dhe sipas informacioneve, ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në policinë e Irakleos i shoqëruar nga një avokat dhe është dorëzuar, raporton prothotema.gr.

Sipas informacioneve shqiptarët u konfliktuan me njëri-tjetrin për larje hesape droge. 

35-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital, ndërsa i riu i dorëzuar pritet të vihet para drejtësisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?