Peshkopi - Një 23-vjeçar është shpallur kërkim nga policia pasi plagosi me thikë një 24-vjeçar qytetin e Peshkopisë.
Ngjarja u regjistrua sot rreth orës 11:00 në bulevardin e qytetit, pas një sherri mes të rinjve.
“Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, informoi sot policia.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Komente
