Plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë pas një konflikti, arrestohet 17-vjeçari në Korçë

5 Maj 2023, 19:06| Përditesimi: 5 Maj 2023, 19:13

  • Share

KORÇË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë.  17-vjeçari me inicialet J. G., i ka qëlluar dy bashkëmoshatarët, K. K. dhe M. I., në bark.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?