Sulmoi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, lihet në burg Orges Xhelili! Avokati: Shkak hetimet e SPAK ndaj Kokoneshit! Babai: Se dinim se kishte probleme deri në këtë pikë

15 Nëntor 2022, 09:20| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 17:06

  • Share

DIVJAKË- Një çështje nën hetim që SPAK po kryen kundrejt kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi, mund të ketë qenë shkak për plagosjen me thikë të tij nga ish-punonjësi i tij Orges Xhelili, i cili u la sot në burg nga gjykata. Kështu u shpreh avokati 46-vjeçarit, Klodjan Reci, i cili zbuloi se SPAK po kryen hetime për kryetarin e bashkisë së Divjakës në lidhje me korrupsionin për abuzimin me tenderat publike, ndërsa Xhelili sipas avokatit ishte thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni në lidhje me hetimet. Sherri sipas tij ka qenë i momentit dhe ka nisur fillimisht me përplasje fjalësh e më pas janë përplasur fizikisht.

Nga ana tjetër babai i Orges Xhelilit, Abaz Xhelili, tha për mediat se nuk ia priste mendja se djali i tij do të bënte një veprim të tillë dhe se dinte se problemet kishin degraduar deri në këtë pikë. Xhelili shtoi se djalin e tij ja kishte hequr nga puna pa të drejtë, ndërsa tregoi se njiheshin edhe familjarisht me njëri tjetrin.

‘Të shoqen e kishte në spital. E hoqi nga puna për një vit. Ka qenë emigrant ka qenë një student ei mire ekselent, inxhinier. Ne nuk na kishte thënë gjë. Ai gjeti punë. Ishte inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartë për inxhinieri elektronike. Ishte absolut. Nuk e marr vesh si arriti në këto shqetësime djali. Ne dy çuna kemi pasur. E hoqi pa të drejtë dhe i thash lerë se gjen punë ti. Ka qenë i pari. Filloi punë në IT. Ai e kishte hequr pa të drejtë. E thirrën dhe nga Krimi Ekonomik. Ka pasur debate. I kemi pasur dhe si miq.

Na kanë prishur dhe miqësinë. Ne jemi krahu i këtyre jemi familje dëshmorësh. Të prishte djali im me këta rrugaçë. Ka pasur probleme Fredi. Në televizor e morëm vesh lajmin. Ajo ka qenë 40 vjet mësuese. Ai ka vajtuar atje në rrugë. Filloi punë në Tiranë. Ka pasur debate! Atë ditë nuk kishte debate, erdhi nga Tirana. E ndalon ai. Vetëm e drejta të dalë në drejtësi. Djali im nuk ka pasur asnjëherë probleme.’- u shpreh Abaz Xhelili.

Si ndodhi ngjarja
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u godit me thikë pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës. Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi, Gazmend Bullari ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti dhe ai i plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua në 09:30 (11 nëntor) pas godinës së bashkisë, ndërsa autori i dyshuar 46-vjecari Orges Xhelili, u prangos menjëherë. 

Ngjarja paraprakisht dyshohet se ndodhi për dy shkaqe. Burimet thanë se Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtore poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet, sipas burimeve, ndërsa zyrtarisht policia dhe prokuroria thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

 

Ora 17:28
Tentativë vrasjeje të funksionarit publik, prokuroria e Lushnjës publikon akuzat që rëndojnë mbi Orges Xhelilin

1668163026_ORGESXHELILI.jpg

"Vrasje e funksionarëve publike", e mbetur në tentativë, për episodin e goditjes së kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi si dhe “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentavivë, për episodin e goditjes së shoferit të tij Gazmir Bullari si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”janë akuzat e rënda që prokuroria e Lushnjës ka kërkuar për Orges Xhelilin, i cili plagosi me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij.

“Hetimet janë në fazën fillestare të tyre dhe se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje po kryhen verifikime në drejtim të dinamikës së ndodhjes së ngjarjes, motiveve, administrimin dhe këqyrjen e provave materiale, marrjen e deklarimeve nga persona që kanë dijeni mbi ngjarjen dhe kryqëzimin e tyre me njëra-tjetrën dhe me provat në tërësi, me qëllim hetimin objektiv të ngjarjes”, njofton prokuroria.

 

Ora 11:09
Lihet në burg Orges Xhelili, avokati: Shkak hetimet e SPAK për abuzim me tendera të Kokoneshit! U mor me forcë nga policia

Një çështje nën hetim që SPAK po kryen kundrejt kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi, mund të ketë qenë shkak për plagosjen me thikë të tij nga ish-punonjësi i tij Orges Xhelili. Kështu u shpreh avokati i tij Klodjan Reci, i cili zbuloi se SPAK po kryen hetime për kryetarin e bashkisë së Divjakës në lidhje me korrupsionin për abuzimin me tenderat publike.

‘Nuk ka motive. Fakti është i pranuar dhe nuk ka diskutim. Nuk ka motive që lidhen me detyre. Aty behët falje për inate më the të thash për zhargonin përditshme. Pro nuk kanë lidhje për funksionin e tij. Nga ana e SPAK po hetohet një rast i korrupsionit për tenderat publike. Është thirrur si person që ka dijeni në lidhje me ngjarjen. Nëse do kishte pasur inate personale, siç ishte ajo për largimin për punën që normal kryebashkiaku nuk ka mekanizëm që ta largoje. Për ta lidhur ngjarjen me çështjen e detyrës këto janë rrethana që nuk kanë të bëjnë, është një përplasje e çastit, shkëmbim fjalësh të ndërsjella. Është goditur edhe nga punonjësit e policisë bashkiake. E kanë kapur forcërisht dhe kanë dashur ta shoqërojnë. Ka të bëjë me mënyrën sesi funksionarët publike sillen me qytetarët.’- u shpreh ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?