Foto ilustruese

Kronikë

Plagosi me thikë të riun në Tropojë, arrestohet 18-vjeçari! Në pranga edhe shoku për moskallëzim krimi

25 Qershor, 13:06| Përditesimi: 25 Qershor, 13:14

  • Share

Tropojë- Orgen Lataj, 18-vjeçari që plagosi me thikë 23-vjeçarin në Dojan të Tropojës një ditë më parë, ka rënë në prangat e policisë.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një 21-vjeçar për moskallëzim krimi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet i lënduari pasi blutë i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  

Orgen Lataj, plagosi me thikë 23-vjeçarin pas një sherri mes të dyve.

Blutë sekuestruan thikën, lëndën narkotike dhe 2 automjetet e të rinjve të  përfshirë në konflikt. 

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Dojan, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Kukës arrestuan shtetasit:   

-O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

-A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Nga hetimet ka rezultuar se në fshatin Dojan, shtetasi O. L. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. B. dhe e ka goditur atë, me mjet prerës thikë. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e dëmtuar, A. B., 23 vjeç, banues në Tropojë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.  

23-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?