Foto ilustruese

Kronikë

Plagosi me thikë të riun, arrestohet 53-vjeçari në Tropojë

16 Tetor 2021, 14:51| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 14:53

  • Share

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë, pasi ka plagosur me thikë të mprehtë një të ri.

Shtetasi B.M banues në fshatin Dragobi, u arrestua nga policia pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç.

27-vjeçari, banues në fshatin Gri, ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

‘Në qytetin e Bajram - Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje",  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?