Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi plagosi me thikë një 18 vjeçar në Akropoli të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën ndërsa 17 vjeçari shqiptar u arreatua ditën e djeshme.
Pas hetimeve rezultoi se kishte qenë i skeduar më parë nga policia për 2 grabitje me thikë që kishte kryer në Ilion dhe Agios Penteleimonas. Arrestimi i tij u bë brenda shtëpisë ku u gjet me rrobat e veshura natën e sulmit të cilat kishin njolla gjaku.
Ai e ka pranuar ngjarjen e rëndë. Mediat greke shkruajnë se i mituri shqiptar i është afruar 18 vjeçarit pranë Akropolit dhe i ka kërkuar t’i japë çantën. Ky fundit i ka dhënë telefonin dhe teksa ka tentuar t’i japë çantën i është ngatërruar në duar. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm nga shqiptari i cili e ka goditur me thikë.
Për ngjarjen është arrestuar edhe një tjetër 18 vjeçar shqiptar i cili ka mohuar të ketë gisht në plagosjen e bashkëmoshatarit grek. Gjendja e këtij të fundit raportohet të jetë e rëndë.