Tre ditë pasi plagosi me thikë një 16-vjeçar gjatë një konflikti të çastit me të, Policia Shkodër ka arrestuar autorin 17-vjeçar.
Një konflikt mes dy të rinjve, i nisur për motive të dobëta agravoi deri në plagosje me thikë të hënën e shkuar në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ku 17-vjeçari me iniciale Xh. P. ka dëmtuar me thikë K. L., 16 vjeç.
Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.