Plagosi në befasi infermieren greke, shqiptari më pas hidhet nga kati i pestë

31 Gusht 2020, 10:33| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 10:36

  • Share

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi ku një pacient me origjinë shqiptare ka sulmuar me thikë një infermiere e cila po shkonte për t'i dhënë ndihmë.

Sipas 'Protothema', 59-vjeçari një javë më parë i ishte nënshtruar një operacioni në pneumotoraks, ndërsa brenda dy ditëve duhej të linte spitalin Attikon. Këtë mëngjes ai thërriti infermieren në një dhomë të spitalit dhe sapo ajo hyri shqiptari e goditi me thikë. Jo vetëm kaq, por pasi infermierja ra në tokë shqiptari vijoi ta godiste me grushta.

Dosja spitalore e shqiptarit nuk thoshte se ai kishte një sëmundje mendore. Pas aktit shqiptari u ngjit në katin e pestë të spitalit dhe u hodh, duke humbur jetën.

Infermierja është 32 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka dëmtime në kokë, gjoks dhe shpinë dhe gjendja e saj është e rëndë, por pa rrezik për jetën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 31/08/2020 11:11

    Nje arsye thelbesore duhet t'a kete patur, per kete vendim tragjik;per veten dhe infermieren. Ndryshe ,perse do te humbte mendjen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?