Foto ilustruese

Plagosi një 20 vjeçar në Francë, arrestohet i riu shqiptar! I sekuestrohet pistoleta me silenciator që përdori për atentatin mafioz

9 Dhjetor 2022, 15:27| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:30

  • Share

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Francë pasi plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar gjatë mbrëmjes së parë të Festivalit të Dritave që po mbahet në Lyon. I plagosuri rëndë tha se kishte qenë shënjestër e një tentative për vrasje. Në vendngjarje u zbuluan tre gëzhoja plumbash që u drejtuan ndaj të riut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 

Vëllai i personit të plagosur përshkruajti autorin e tentativës për vrasje si të maskuar dhe të veshur me të zeza. Pas mesnatës, pra në orët e para të mëngjesit të sotëm, u arrestua shqiptari i cili sapo kishte kryer një tjetër sulm në një metro të qytetit. Pas arrestimit, atij iu sekuestrua një pistoletë me silanciator. Ndërsa aktualisht i riu ndodhet në paraburgimin e komisaritatit të Lyonit. Mediat e huaja bëjnë me dije se lokalizimi i tij u bë i mundur pasi qytetarët kishin telefonuar duke denoncuar se një person po i kërcënonte të gjithë përdoruesit e metrosë në Guillotiere të Lyon-it. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?