Plagosi fqinjin 23-vjeçar në Tiranë, në pranga 49-vjeçari dhe shoku që e strehoi në banesë

26 Gusht 2022, 08:49| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 09:10

  • Share

TIRANË- Albert Ostreni ka rënë në prangat e policisë së bashku me 45 vjeçarin i cili e ndihmoi të strehohej në banesën e tij. Mbrëmjen e 23 gushtit, Ostreni sëbashku me Ronaldo Mejdanin, të cilët ishin fqinj në zonën e Alliasit në Tiranë, kanë qenë  në të njëjtin lokal dhe për shkak të një konflikti të çastit Ostreni ka qëlluar drejt tij me armë zjarri duke e lënë të plagosur.

Ostreni u largua pa lënë asnjë gjurmë me ndihmën e dy miqve të tij, Famir Geci dhe 45-vjeçari me inicale D.O., (i arrestuar nga policia).

Ai u strehua në banesën e Gecit, nga ku edhe u gjet nga policia. Në prangat e policisë u vu edhe 39-vjeçarja me iniciale O.I e cila gjithashtu e ndihmoi të arratisej nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit të banesës 49-vjeçarit, ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrollit edhe në banesën ku Ostreni fshihej, të Fatmir Gecit shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, një dorezë grushti (përforcues metalik).

Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?