Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin

20 Korrik, 19:30| Përditesimi: 20 Korrik, 19:32

  • Share

Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës është zhvilluar seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë në ngarkim të Adil Hizdrit 31 vjeç i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 70-vjeçarin Fadil Hunda.

Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 31-vjeçarin për plagosje me dashje.

Gjyqtari i seancës Shkëlzen Liçaj e konsideroi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg.

Mësohet se shkak ka qenë një borxh që Familja Hunda i kishte Adil Hizdrit.Pikërisht për këtë ata u zunë më fjalë në një lokal në lagjen 17 dhe si pasojë Hizdri qëlloi dy herë me pistoletë mbi 70-vjeçarin Hunda.

Banorët njoftuan policinë dhe patrullat Shqiponja reaguan me shpejtësi duke e arrestuar në flagrancë autorin e duke i sekuestruar edhe armën e krimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?