Kronikë

Plumba 2 të rinjve dje në Tiranë, në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim një tjetër! Njëri prej të arrestuarve ishte në 'arrest shtëpie', dy të tjerët të dënuar më parë

14 Tetor 2021, 08:30| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 14:52

  • Share

Tre persona janë arrestuar, mes tyre edhe një prej të plagosurve, për përplasjen me armë që ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në pranga kanë rënë Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, Islam Xhetani, të cilët plagosën me armë zjarri Xhulio Velën dhe Aleksandër Nikollin, ku i fundit po ashtu i arrestuar për moskallëzim krimi.

Duket se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje janë me precedentë të mëparshëm penal, por sipas policisë përplasja mes tyre ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit, por pa sqaruar arsyet që prodhuan këtë konflikt.

Farjon Palushi, 27-vjeç aktualisht është me masë sigurie 'arrest shtëpie' për prodhim dhe shitje droge, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar atë që të shëtisë i lirë në kryeqytet e madje të përfshihet edhe në një tjetër ngjarje kriminale.

Emra të njohur për policinë janë edhe dy autorët e tjerë, ku Daniel Manushi, 27-vjeç rezulton i dënuar më parë për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe për të njëjtën akuzë është dënuar më parë edhe 28 vjeçari Islam Xhetani.

Po ashtu, edhe i plagosuri Xhulio Vela është me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali, për shpërndarje droge.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku mes autorëve dhe të plagosurve ka patur fillimisht një konflikt verbal që degjeneroi më pas në përdorimin e armës. Paraprakisht dyshohet se të gjithë njiheshin me njëri tjetrin dhe se kishin miqësi mes tyre.

Policia sekuestroi edhe pistoletën me të cilën u plagosën dy të rinjtë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1634199589_XHETANIPALUSHIMANUSHI.jpg

 Farjon Palushi, Daniel Manushi dhe Islam Xhetani

1634196823_WhatsAppImage20211014at08.23.46.jpeg

Arma e sekuestruar

Ora 09:04
Njëri i dënuar për plagosjen e një polici, tjetri për shpërndarje droge, kush janë 2 të arrestuarit për plagosjen e dyfishtë në Tiranë

1634195885_manushi.jpg

Daniel Manushi, i arrestuar

Dy të rinjtë e arrestuar për plagosjen në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, rezultojnë persona me precedentë të theksuar kriminal.

Daniel Manushi, është arrestuar në nëntor të vitit 2017, pasi ka plagosur me armë zjarri një efektiv policie, Ermal Bregun. Manushi qëlloi me armë zjarri policin duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë Farjon Palushi, aktualisht në ‘arrest shtëpie’, u arrestua në qershor të këtij viti në zonën e ‘Parkut’ pas një operacionit të policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu tjetër, Islam Xhetani, i cili është shpallur në kërkim, u ekstradua pak vite më parë nga Bullgaria pasi ishte dënuar për ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 14/10/2021 12:58

    Arrest shtepije dhe jasht me arme ne brez, Po policia I ruan keta qe Jane arrest shtepije. Nje merite e ka policia, direkt pas ngjarjes e rrethoj vendin me shirita. Sa per ato gjykates dhe prokuror qe I lirojne keta Çerra ishalla e paguajne ne koke te kalamajve te tyre.

    Përgjigju
  • Beni: 14/10/2021 11:22

    Ajo zon esht nje cerdhe kriminelesh te vegjel qe rrin gjith me arme ne brez e gjith me precedente per vjedhje plagosje droge ! Po kur ska gjykata kshu esht

    Përgjigju
  • alo alo: 14/10/2021 10:42

    Më 2017 ka plagosur një punonjës policie, është gjykuar për 'vrasje me dashje', dhe më 2021 lëviz i lirë ??? Kush ishte gjykatësi që e liroi ? Kush ishte prokurori i cështjes ?

    Përgjigju
    • @ alo alo: 14/10/2021 11:52

      Kush do jete sipas teje? Ata qe po ngecin ne veting dhe nuk i areston njeri per Genocid ndaj popullit shqiptar. Ata prokuror dhe gjykates te koruptar jane Garanti i Krimit ne shqiperi. Minimalisht ky qe ka plagosur policin duhej te ishte denuar me 20 vite, por shikoni ku eshte pas dy vitesh dhe qellon prape. Serish do qelloje ky dhe gjithe kriminelet e tjere derisa ky vend te prodhoje gjykates dhe prokurore kerma te inkriminar qe pas vetingut dalin si avokatucer te krimit. Ky vend nuk behet pa ndeshkimin shembullor te ketyre gjykatesve dhe prokuroreve te flliqur.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?