Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim autori! Daja i të riut i vrarë në 2014 për pazare droge! Dëshmia nga spitali: Nuk e di kush më qëlloi, erdhi nga pas

20 Prill 2022, 09:02| Përditesimi: 20 Prill 2022, 11:33

  • Share

Policia ka identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj mbrëmjen e djeshme në lagjen Perash të Shkodrës. Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit 28-vjeçari ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar dhe se ai i kishte shkuar nga pas dhe e kishte qëlluar menjëherë.

"Personi ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë", ka thënë ai.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë. 28 vjeçari është qëlluar me armë zjarri brenda në makine, ku është gjetur edhe gëzhoja e armës, por ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. 

28-vjeçari nuk është person me precedent penal, por ndërkohë rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014 për pazare droge. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen e Reçajt. 

I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa në spitalin e Shkodrës e dërgoi i vëllai, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

1650400694_reaj.jpg

Edis Reçaj

Ora 10:05
U plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër, 28-vjeçari nipi i Edmir Alisë, i vrarë në 2014 për pazare droge

28-vjeçari Edi Reçaj, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër, rezulton të jetë nipi i Edmir Alisë, i vrarë në vitin 2014 për pazare droge. Edmir Alija u ekzekutua në dhjetor të viti 2014, sëbashku me Mondi Batritin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 20/04/2022 12:04

    Elfati te ka plagosur, nese nuk e di......

    Përgjigju
    • Shkoder: 20/04/2022 13:26

      Kush asht elfati ? Elfat kush

  • Kirasi: 20/04/2022 10:32

    Dlaj i keq boll asht ka me perfundu si daja shum shpejt . Mir alia e mond batrri jan nder vrasjet e para te ibrahim licit

    Përgjigju
    • Dudasi: 20/04/2022 12:35

      Ska nevoj me ja rrit kush vlerat braces o k#r

    • O kirasi: 20/04/2022 11:46

      Asnjeni prej tyne ska ken i rrezikshem prej tyne vec hajt vk edhe puna jote demek se pa baj nji koment me ja cu vlerat ibraqimit

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?