Kronikë

Plagosja e 5 personave në Laç/ Vendosen në pranga dy të rinjtë, policia: Konflikti nisi për një aksident të lehtë rrugor (EMRAT)

3 Maj, 23:10| Përditesimi: 3 Maj, 23:19

  • Share

 

Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Laçit, ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona është zbardhur nga policia. Dy autorët e dyshuar të përfshirë në përplasjen me armë janë vënë në pranga nga policia.

Pas ngjarjes, grupi hetimor dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit kanë zbardhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar dinamikën e ngjarjes. 

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikës së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,” njofton policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë dy shtetasit Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç. Gjeloshi është plagosur gjatë përplasjes, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”-thuhet në njoftimin e policisë

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku pritet të vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.


Lajmi kryesor:

Sulmi me 5 të plagosur me armë në Laç, arrestohen 2 autorët, njëri i plagosur! Plumbat kapin edhe shitësen e qirinjve! 2 në gjendje të rëndë, shkak sherri për aksidentin (VIDEO)


H.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?