Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë, pronari i lokalit: Ishin klientë të dy! S’ma e mori mendja që do të kacafyteshin në atë formë për një lojë me letra

12 Janar 2023, 14:10| Përditesimi: 12 Janar 2023, 14:39

  • Share

 

Ervis Begolli, pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korçës thotë se është i habitur nga ngjarja. Begolli shprehet se fërkimi ka nisur që në local ku janë ndarë dhe askush nuk e priste që të shkonte deri te plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë.

“Ishin që në drekë, rreth orës 13:00. Ishin klientë të dy, nuk grindeshin dhe nuk e kuptuam se janë një farë moshe dhe nuk na e mori mendja asnjërit që të kacafyteshin në atë formë. Patën një fërkim të vogël këtu, ndërhymë neve dhe nuk na e mori mendja që mund të vazhdonin kaq gjatë. Atë moment po loznin letra dhe nuk e dija çfarë po debatonin. Njëri nuk rri këtu, rri jashtë shtetit në Greqi, por kthehet shpesh. Unë nuk di që të kenë pasur konflikte e gjëra të tilla prandaj më duket absurd që të arrijnë në këtë pikë. Janë njerëz të mirë, s’kanë qenë problematikë dhe më duket habi e madhe”, tha Begolli.


Lajmi kryesor:

Të dehur, dy devollinj zihen për lojën me letra! Arrestohet 62-vjeçari, goditi me sëpatë fqinjin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?