Në foto banesa e të moshuarit e qëlluar dhe gjurma e plumbit në mur

Kronikë

Plagosja e 77-vjeçarit në Divjakë nga RENEA gjatë aksionit për kapjen e vrasësit, SHÇBA nis verifikimet

17 Shtator 2018, 13:39| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 14:42

  • Share

Haxhi Lika, 77-vjeç, mbeti i plagosur gjatë aksionit të RENEA-s në fshatin Remas të Divjakës, pasi dyshohej se strehonte në banesë një të kërkuar për vrasje.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se SHÇBA ka nisur verifikimet për veprimet e policisë gjatë aksionit për arrestimin e Laert Haxhiut, i akuzuar si një prej autorëve të masakrës së Lushnjes sëbashku me Orgest Bilbilin, ku u ekzekutuan në mes të qytetit pasditen e 17 tetorit 2017 dy të rinjtë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Haxhiu dyshohej se fshihej pikërisht në banesën e Haxhi Likës.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit sqaroi ngjarjen duke theksuar se i moshuari nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve, ndërsa mbeti i lënduar në rrethana të paqarta, duke përfunduar me një plagë të rëndë në kokë. Ende nuk është e qartë nëse Laert Haxhiu strehohej vërtetë në shtëpinë e të moshuarit, por familjarët e të plagosurit mohojnë të kenë fshehur në banesë të shumëkërkuarin.

Gjithashtu ka dyshime se operacioni i policisë është dekonspiruar dhe mendohet se Laert Haxhiu është larguar nga fshati Remas disa orë përpara se aty të zbarkonte RENEA. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?