Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit: Më rrahën nipin, mendova se kishin armë me vete dhe do më vrisnin

16 Shtator, 11:02| Përditesimi: 16 Shtator, 12:14

  • Share

MALËSI E MADHE- Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, në dëshminë e tij ka deklaruar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin rrahur nipin para disa ditësh nipin 13 vjeç. Rakaj thotë se i ka qëlluar, pasi ka dyshuar se njëri prej tyre kishte armë me vete.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.

Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka dëshmuar Rakaj në Policinë e Shkodrës.

Plagosja ndodhi një ditë më parë, 15 shtator 2024, ndërsa Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj po hynin në një lokal në fshatin Vrakë në Malësi të Madhe rreth orës 09:45 të mëngjesit. Pranë tyre u afrua Lul Rakaj dhe fillimisht mes të treve pati debat, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, Rakaj nxori armën dhe i qëlloi, duke i lënë të plagosur.

Pas të shtënave, Lul Rakaj, u largua me shpejtësi bashkë me armën e krimit, duke tentuar për disa orë t’i fshihet policisë. Pas 3 orësh kërkime, RENEA e konstatoi në afërsi të ballkonit të Tamarës, e rrethoi dhe i bëri thirrje të dorëzohej.

Lul Rakaj iu përgjigj thirrjes për dorëzim, por disa herë tentoi të dilte nga rrethimi. Rakaj është personazh i njohur për drejtësinë. 13 vjet më parë ai vrau për hakmarrje në Hot të Malësisë së Madhe Kolë Mushkun, pasi më herët i kishte vrarë të atin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 16/09/2024 12:40

    Po i paten rraf nipin 13 vjec mir jakabo. Si rrafkan 2 burra nje 13 vjec. Nje femij ? vetem në shqiperi ndodh qe rrihet nje femij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?