Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg autorin: Qëllova për vetëmbrojtje, më ka ruajtur Zoti

18 Shtator, 11:36| Përditesimi: 18 Shtator, 13:03

  • Share

Shkoder - Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dha sot (18 shtator) masën e sigurisë 'arrest me burg' për Lulzim Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë të ndodhur më 15 shtator në Malësinë e Madhe. 

Pala mbrojtëse ka kërkuar masë 'arrest në shtëpi', por kjo nuk është është marrë parasysh nga gjyqtari Albert Keraj e cila ka pranuar kërkesën e prokurores Elsa Gjeni për ta lënë në 'arrest me burg'.

Para gjyqtares Rakaj ka thënë se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi dyshonte se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj kishin armë me vete..

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka thënë ai .

Plagosja e dyfishtë 

Ka qenë ora  09:45 e 15 shtatorit 2024 kur Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas 4 orëve ndjekje FNSH e arrestoi autorin e dyshuar, Lulzim Rakaj teksa po tentonte të largohej me bashkëshorten e tij në makinë.

Njëri nga personat u plagos në brinjë ndërsa tjetri në këmbë. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se një nga pistat e hetimit është debati për prishjen e pazareve të drogës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/09/2024 02:14

    Qellove /per vetembrojtje/ne baze te nje supozimi/dyshimi te pavertetuar! Nje justifikim te tille,as edhe nje femije nuk e beson,jo me gjykata.Avokati te te gjeje nje alibi me bindese,se kjo /vetembrojtja/ qe sajove vete nuk pi uje.

    Përgjigju
    • Edmira: 27/09/2024 22:24

      Theme drejten po shikoje kete mesazhe ketu? Dhe une si motra e lulzime Rakaje ^ po pergjigjem per aqe sa di te dhogjikoje! Lulit ju paraqiten 4 vete para syshe ne fetyre gjithe garrume ? Dhe duke i thene jemi te organizuar me arme ? Dhe vellai ime lulzime Rakaje ka tentuare thjeshte te mbroje veten ase gje me shume ! Biles ka tentuare ti gjuajne kembeshe thjeshte sa te kene afate qe tuje ktheje shpinin e te largohet nga kjo ngjarje grupesh?! Kerkoje ndjese nese dikushe besdiset ne kete komente ! Pore kjo eshte e verteta thjeshte vetmrojtje ndaje grupeve te tidha !!!! Faliminderit per kuptimin kushe lezon ! Ishlla nuke degjojme me keshtu ngjarjeshe!????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?