Hilë Gjini, 43-vjeçari që u plagos nga Gjergj Gjini

Plagosja e Hilë Gjinit në Lezhë/ Gruaja e 43-vjeçarit u përlesh me autorin, i mori armën dhe mbrojti fëmijët! I plagosuri: Nuk kam pasur konflikte me të

2 Dhjetor 2020, 14:22| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 14:42

  • Share

LEZHË - Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në Balldre të Lezhës, ku mbeti i plagosur Hilë Gjini 43-vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini, i cili u prangos dy orë pas ngjarjes nga policia.

Mësohet se bashkëshortja e 43-vjeçarit ka neutralizuar bashkëfshatarin e tyre Gjergj Gjini i cili filloi të qëllonte drejt Hilë Gjinit.

Sapo 69-vjeçari i zuri pritë 43-vjeçarit, ajo ka zbritur nga makian nga dera e pasme e dhe është përleshur me autorin.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit, fillimisht ka mundur t'i ulë dorën e më pas t'i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.

Shenjat e lënë nga përleshja ende evidentohen në duart e bashkëshortes së Gjinit, e cila është kujdesur edhe për fëmijët e mitur që ndodheshin në makinë.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i plagosuri që ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ka mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes, pavarësisht se ai pretendon se i ka helmuar delet 15 vite më parë.

Kjo ngjarje mund të evitohej, pasi sipas informacioneve policia ka qenë disa herë tek banesa e tij për konflikte të ndryshme ku edhe mund të kishte evidentuar armën zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Autori i ngjarjes vijon të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për t'u njohur me masën e sigurisë e cila nuk është vendosur ende se kur do të zhvillohet.

Gjergj Gjini i zuri pritë automjetit me të cilin po lëvizte fqinji i tij me gruan dhe fëmijet, duke lënë të plagosur 43-vjeçarin Hil Gjini, personat e tjerë që ishin në makinë fatmirësisht nuk morën lëndime.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha: 02/12/2020 14:30

    Ne "Leshe"apo Lezhe :P

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?