Plagosja e Johan Muçllarit, flet babai i Griseld Maxharit: Nuk u arrestua, u dorëzua vetë! Kishte rol tjetër në ngjarje, por u largua nga frika

25 Qershor 2022, 21:15| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 22:14

  • Share

 

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili u vu në pranga ditën e sotme nga policia për atentatin ku mbeti i plagosur Johan Mucllari ka folur para mediave duke thënë se i biri është i pafajshëm. Sipas tij, i biri nuk u arrestua por u vetëdorëzua në polici. Ndër të tjera tregon se roli i të birit në këtë ngjarje ishte të ndante Johan Muçllarin me Firdeus Berberin, të cilët u përfshinë në sherr. Maxhari ishte i shoqëruar me Berberin, i cili ishte në kërkim dhe donte të mos lejonte përshkallëzimin e sherrit, por u largua nga vendi i ngjarjes nga frika. 

“E vërteta e djalit tim qëndron këtu se atë prokuroria dhe policia e Pogradecit e kanë akuzuar si autor të ngjarjes të ndodhur para disa muajsh. Lidhur me këtë ngjarje unë si babai i tij di të them që djali im nuk është një nga autorët e kësaj ngjarje. Roli i djalit tim atë ditë në këtë ngjarje ka qenë pasi kanë dalë shëtitje, është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im sepse ai ka qenë shoqërues i atij dhe kaq ka qenë ai për momentin, thjesht shoqërues.

Po kjo është e vërtetë sepse ai nuk është autor i kësaj ngjarje, ai rastisi në këtë ngjarje dhe mesa di unë sipas komunikimit që ka patur kohët e fundit ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kanë patur palët midis tyre.

Për të parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë. Sot mbi djalin tim akuza e prokurorisë dhe policisë është si autor në këtë ngjarje. Po akuzohet si autor në vrasje mbetur në tentativë edhe të tjera, djali tim sipas dëshmitarëve që ka qenë në vendngjarje, djali im thjesht ka marrë pjesë për të shuar zjarrin dhe për të shuar këtë sherr.

Djali im siç ndodhi ngjarja nga frika për këtë ngjarje bile për një moment u largua nga sherri atje dhe pastaj është afruar përsëri për të shuar ngjarjen dhe u largua nga frika. Kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin, se nuk e dija ç’bënte nga ishte kam arritur ta bind edhe ai vetë u bind dhe u ndërgjegjësua dhe së bashku me avokatin prezent kam bërë dorëzimin e djalit.

Unë sot jam shumë i indinjuar se në të gjitha mediat kam dëgjuar se është kapur një nga autorët e ngjarjes duke me ditur që unë e kam dorëzuar vetë, unë kam dhe dokument që tregon se ky shtetas është dorëzuar në prani të avokatit dhe prindit të tij.

Djali im nuk është autor por thjesht shoqërues i personit në fjalë, me palën tjetër s’kemi patur asnjë konflikt. Është edhe një dëshmitar me palën tjetër dhe mesa di unë djali ka ndërhyrë vetëm që palët mos ziheshin. Unë kam besim te drejtësia, djali të marrë përsipër fjalët që ka bërë dhe të zbardhet e vërteta e djalit tim”, tha Maxhari.

Ngjarja ka ndodhur në Prill të vitit 2022 ku mbeti i plagosur Johan Mucllari, djali i bizesmenit nga Pogradeci që zotëron Hotel "Voloreka".


Lajmi kryesor:

Pogradec/ Plagosja e Johan Muçllarit, arrestohet një prej autorëve! Flet i ati: U vetëdorëzua! Kishte frikë dhe u largua nga sherri


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?