Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës. Ai akuzon policinë se ka fshehur krimin dhe sipas tij, në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër, shqiptar.
Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje OKB-së dhe organizatave të tjera për të drejtat e refugjatëve që të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.
“Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.
Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës”,shkruan Berisha në Facebook.
Lajmi kryesor:
Po kalonte kufirin, plagoset nga policia 1 klandestin egjiptian në Morinë! U qëllua teksa teksa po largohej në këmbë! AMP pezullon efektivin (EMRI)
S.C/ReportTv.al