Deputeti i ‘Rithemelimit’ për Qarkun Fier të Berishës ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë ku u qëllua me thikë kryetari i Bashkisë. Sipas tij, ngjarja ndodhi për shkak se Kokoneshi është i korruptuar. Sipas tij anëtarët e mazhorancës po i bëjnë gjyqin njëri-tjetrit.
“Vazhdojnë kryetaret e bashkive, të godasin njeri tjerrin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyrën e tij dhe tani është ne burg për korrupsion! Edhe ne Divjak sot, kryetari i emëruar dhe i kontestuar forte nga banoret, për mënyrën e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here për korrupsion, goditet me thikë nga pjesëtar të ekipit të tij dhe mazhorances qe përfaqëson! Vjedhjet, padrejtësitë, abuzimet, arroganca e këtyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe atë vendor, ku çdo gjë është ne dorën e tyre, kane bere qe situata të jete jashtë kontrollit dhe ti bëjnë gjyqin njeri tjetrit vet! Gjithsesi i uroj shërim të shpejte z. Kokoneshi, me shpresën, qe drejtësia të veproj shpejte dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja! Këta janë kryetaret qe ka emëruar KM, të pa zgjedhur, të pa votuar nga qytetaret, janë thjesht hajdut të bandës se KM! Ne 12 Nëntor, nesër ne orën 16.00. të gjithë ne shesh, për ti shporrur njëherë e mire dhe ti shpëtojmë të mos vrasin njeri tjetrin”, shkruan deputeti i Fierit, Luan Baçi.
Lajmi kryesor:
U sulmua me thikë pas shpine, kryetari Bashkisë Divjakë me katër plagë trajtohet tek ‘Trauma’! I plagosur edhe shoferi i tij, të dy jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al