KUKES- Gjykata e Kukësit ka lënë sot në ‘arrest në burg’ Zenel Muçmata, Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë Kukës pasi akuzohet për plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, më 19 shkurt 2025
“Arrest në burg’ u kërkua nga prokuroja Vilma Kapaj, dhe u pranua nga gjyqtarja e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti.
Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit. Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.
Muçmata u arrestua të hënën e 24 shkurtit në Tiranë si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit,ku mbeti i plagosur Elvis Halilajt.
Komente
