Qyteti i Kukësit

Kronikë

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit/ 'Arrest në burg' drejtorit të Shërbimeve Publike në bashki! Dëshmia e Zenel Muçmatës në gjyq: Ndërhyra për të mbrojtur familjarët

26 Shkurt, 15:24| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:30

  • Share

KUKES- Gjykata e Kukësit ka lënë sot në ‘arrest në burg’ Zenel Muçmata, Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë Kukës pasi akuzohet për plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, më 19 shkurt 2025

“Arrest në burg’ u kërkua nga prokuroja Vilma Kapaj, dhe u pranua nga gjyqtarja e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti.

Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit. Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Muçmata u arrestua të hënën e 24 shkurtit në Tiranë si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit,ku mbeti i plagosur Elvis Halilajt.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?