Sherri me 3 të plagosur në Tiranë/ Në pranga 5 persona, mes tyre ndërtuesit Allmuça dhe Llanaj i cili goditi rojen me sende të forta! 2 në kërkim (Emrat)

14 Janar 2021, 09:32| Përditesimi: 14 Janar 2021, 16:09

  • Share

Policia ka vënë në pranga 5 persona lidhur me plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (13 janar) në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku i plagosur mbetur biznesmeni Sino Llanaj ndërsa i lënduar ka mbetur një kalimtar i rastit si edhe roja i pallatit në ndërtim.

Mes personave të ndaluar janë ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj. Sipas hetimeve, Allmuça ka patur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t'u konfliktuar.  Ndërtuesi Sino Llanaj 46 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën "Ndre Mjeda", ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave, i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe po punohet për kapjen e tij. Burime pranë policisë bëjnë me dije se të gjithë të arrestuarit janë: Albert Allmuça, Sino Llanaj, Shkelzen Byberi, Skender Margjeka, Alfred Lumani. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën "Ndre Mjeda" ku një person i cili është shpallur në kërikim, ka qëlluar me armë drejt biznesmenit, teksa është në kërkim dhe personi që dyshohet se e ka ndihmuar të largohet. Sino Llanaj ka pasur më parë konflikt me biznesmenin Albert Allmuça, të dy ortakë në fushën e ndërtimit.  Allmuça në polici është shprehur se nuk ka qenë pjesë e kësaj ngjarje. Gjithashtu ka reaguar dhe firma e këti ndërtuesi, "Star Construction" e cila  thotë se Albert Allmuça nuk ka qenë fare prezent në kantierin e ndërtimit gjatë ditës së djeshme.

Gjithashtu, në reagimin e kompanisë së Albert Allmuçës, thuhet se me vendim gjykate, kompania e Sino Llanajt i detyrohet kompanisë së Allmuçës një shumë prej 260 milionë lekësh të reja. Para 6 muajsh, për shkak të konflikteve që kanë patur me njëri-tjetrin Allmuça dhe Llanaj, në lidhje me mënyrën se si kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë kanë patur një konflikt i cili ka çuar në bllokimin e rrugës me kamionë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën "Ndre Mjeda".

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda", ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 53 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën "Ndre Mjeda", ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?