DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Në seancën e mbajtur ditën e sotme me dyert e mbyllura, gjyqtari Gentian Dekollari ka lënë në burg Jonuzin, e ndërsa janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëpunëtorët Markel Shtylla dhe Dorian Troplinin. Autori Ndricim Jonuzi Tahiri, ishte një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së 19 prillit. Referuar dëshmisë së autorit, por edhe vetë të plagosurit, ngjarja ka ndodhur për parkimin e makinës, ku fillimisht janë konfliktuar me armë dhe më pas Jonuzi ka nxjerrë armën duke e qëlluar dhe lënë të plagosur.
Dëshmitë e tyre hodhën poshtë akuzat e forta të kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta se ngjarja ka prapavijë politike, madje duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar politizimin e kësaj ngjarje si skandaloze.