Report Tv ka zbardhur dëshminë e Klodian Beshirit, i cili plagosi një natë më parë me armën që mbante pa leje dy persona, të cilët i kishin bërë pritë për ta dhunuar.
Gazetari Merin Maçi raporton se Klodian Beshiri ka thënë para hetuesve se i ka plagosur dy të rinjtë Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia për vetëmbrojtje, pasi ata të dy po e dhunon në një kohë kur po shkonte në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij.
"E kam kryer aktin për vetëmbrojtje, kam qenë së bashku me bashkëshorten kur 2 të rinjtë më bënë pritë dhe nisën të më dhunojnë. Në këto kushte kam qëlluar ndaj 2 të rinjve duke i plagosur me armë zjarri", ka thënë Beshiri në polici.
Pronat mendohet se janë shkak i konfliktit të ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit, ndërsa Report Tv ka zbardhur dhe dëshminë e të plagosurit Redi Myrto, i cili ka deklaruar se Beshiri një ditë më parë ishte konfliktuar dhe me vëllanë e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Zall Herr ku dy të rinjtë, Rexhep Qefalia së bashku me Redi Myrtën i kanë zënë pritë 34-vjeçarit, Klodian Beshirit dhe kanë nisur ta dhunojnë.
Beshiri po kthehej në shtëpi së bashku më bashkëshorten e tij dhe sipas dëshmisë në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë pistoletën, që e mbante pa leje, duke qëlluar ndaj të rinjve. Rexhep Qefalia ka mbetur i plagosuri në këmbë, ndërsa Redi Myrta u plagos në kokë me qytën pistoletës.
Eshte treguar gjakftohte sepse ka pasur kontroll ne cfare ka bere. Nga ana tjeter turp per policine qe nuk ka asnje kontroll mbi territorin. Ne konfliktet midis njerezve apo familjeve policia ben sikur nderhyn, por realisht nuk nderhyn deri sa te plasin pistoletat.
PërgjigjuKy eshte nje djale kapedan shum shum djale I mire,e moren me qafe ket djale Te mire prishi karrjeren,sja vlen me bo burg per keta plehra,kush e njeh klodin,boll keqe do I vinte!
Qeka tregu zotri qe si paska vrare keta halabaket
Përgjigju